UEFA reagon pas hyrjes së maces në stadiumin "Vodafone Park" (VIDEO)
Një moment i veçantë ndodhi dje në ndeshjen e zhvilluar në Turqi, mes Beshiktasit dhe Bayernit.

Ndeshja u fitua nga bavarezët me shifrat 1-3, por pati si “mysafir” edhe një mace, e cila ndërpreu për disa sekonda takimin në minutën e 51'-të.

Ajo hyri në pjesën këndore të fushës, dhe vetëm pas ndërhyrjespersonavesigurimit, doli nga fusha.

UEFA menjëherë ka nisur procedimin ndaj ekipit turk, për dështim në përmbushjen e masave organizuese të këtij takimi. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2018, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori