UEFA "shpëton" sulmuesin e Arsenalit pas simulimit që bëri ndaj Milanit
Pëlqej
UEFA ka marrë vendin pas simulimit të sulmuesit të Arsenalit ndaj Milanit.

Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka vendosur që të mos e dënojë Welbeck për simulimin brenda zonës ndaj Milanit. Welbeck fitoi një penallti për Arsenalin, kur rezultati ishte 0-1 në favor të italianëve.

Sipas “The Sun”, institucioni më i rëndësishëm i futbollit evropian, ka vendosur të mos marrë penalitete serioze ndaj sulmuesit anglez.

Siç duket, Welbeck i shpëtoi dënimit për simulim jo vetëm nga arbitri i ndeshjes, por edhe nga UEFA. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2018, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori