UEFA shpreson që sezoni të mbyllet në muajin gusht
UEFA ende shpresonligat elitare në Europë të përfundojnë në fund të muajit gusht.

Zyrtarët më të lartë të futbollit në Europë do të zhvillojnë bisedime të mëtejshme në lidhje me ndikimin e pandemisë së koronavirusit, pasi lojtarët në disa vende, përfshirë Gjermaninë, rifilluan stërvitjet me kufizime të forta.

Një grup pune, i cili vlerëson kalendarin e ndeshjeve, shpreson të paraqesë rekomandimet e tij për federatat deri në mesin e muajit maj.

Komiteti ekzekutiv i UEFA do të mblidhet të enjten dhe pritet të diskutojnë ligat që duan të përfundojnë sezonin e tyre më herët.

Anulimi i ligave pa miratimin e UEFA-s mund t’i mohohet e drejta për tu kualifikuar në Champions League dhe Europa League.
Shtuar më 21/04/2020, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori