Njihuni me kompeticionin e ri që krijoi UEFA, starton në sezonin 2021/2022, Kosova mbetet me 3 skuadra
Prej sezonit të ardhshëm 2021/2022 do të zhvillohen tri gara kontinentale për skuadrat e futbollit.
Pas më shumë se 20 vjetësh, Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka vendosur që skuadrat të garojnë në tri liga të ndryshme.
Ligës së Kampionëve dhe
Ligës së
Evropës i është shtuar edhe Liga e Konferencës, që është niveli i tretë.
Por shtimi i një lige nuk nënkupton më shumë
skuadra në gara evropiane. Të paktën numri i skuadrave nga shumë vende nuk është rritur. Nuk është rritur as numri i skuadrave nga Kosova që do të garojnë në Evropë, ndonëse kjo ishte shpresuar nga drejtues të futbollit kosovarë.
Në edicionin aktual 2020/2021, në kupa evropiane garuan tri
skuadra. Drita si kampione startoi në
Ligën e Kampionëve dhe pas eliminimit vazhdoi në
Ligën e
Evropës.
Ndërkohë Prishtina si fituese e Kupës dhe Gjilani si nënkampion ishin në
Ligën e
Evropës. Të gjitha skuadrat patën telashe me COVID-19.
Edicionin e ardhshëm, sipas disa publikimeve të fundit të UEFA-s, Kosovën në gara evropiane prapë do ta përfaqësojnë tri
skuadra. Kampioni do të startojë në
raundin parakualifikues të
Ligës së Kampionëve. Fituesi i Kupës së Kosovës dhe nënkampioni do të startojnë në
raundin e parë kualifikues të
Ligës së Konferencës.
Pra në
Ligën e
Evropës nuk do të startojë asnjë skuadër kosovare. Varësisht se në cilën xhiro eliminohet kampioni nga Liga e Kampionëve, do të vazhdojë edhe paraqitja në garat e tjera evropiane.
Nëse kampioni eliminohet në
raundin parakualifikues të Championsit apo në
raundin e parë kualifikues, atëherë garimin e vazhdon në
Ligën e Konferencës. Nëse eliminohet në
raundin e dytë kualifikues të Championsit, atëherë vazhdon në
Ligën e
Evropës.
Gjasat që kampioni i Kosovës të shkojë përtej raundit të dytë kualifikues të Championsit nuk vlerësohen shumë të mëdha.
UEFA ka përcaktuar që finalja e parë e
Ligës së Konferencës të luhet në “Air Albania” të Tiranës.
Gjithsej 184
skuadra nga 55 vendet anëtare të UEFA-s do të garojnë në
ligën e re të konfederatës evropiane.
UEFA përcakton numrin e skuadrave në bazë të koeficientit të saj. Koeficienti rritet me suksese të skuadrave. Kosova është e 52-a, ndërsa pas lë vetëm Ishujt Faroe, Andorrën e San Marinon.
Me formatin e ri ndryshimet më të mëdha janë bërë në
Ligën e
Evropës. Më pak
skuadra do të marrin pjesë në
Ligën e
Evropës e po ashtu të cilësisë më të lartë.
Sa i takon Kosovës, për rritjen e numrit të skuadrave që garojnë në Evropë duhet të përmirësohen rezultatet. Pjesëmarrja në gara evropiane sjell qindra e mijëra euro, shumë të lakmuara nga klubet e vendit.
Shtuar më 04/12/2020,
ora 23:58