UEFA shuan dyshimet: Nuk do të ketë ndryshim të formatit në Ligën e Kampionëve
Numri një i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka mohuar gjitha thashethemet se nëse rinis Champions League, mund të ndryshojë formati për ta mbyllur sa më parë sezonin.

Ai ka konfirmuar se ashtu siç ishte formati para pandemisë koronavirus, do të jetë edhe pas nëse rinis sezoni.

Ne presim që UEFA Champions League të përfundojë me të njëjtin format siç ishte para suspendimit”, tha Ceferin, derisa foli për shumë tema tjera.

Ai beson se Ligat do të rinisin, pasi të qetësohet situata më virusin vdekjeprurës, COVID-19.

Por, nëse ndodh e kundërta, sipas tij, liderët duhet të shpallen kampion.

Ai mori shembull Liverpoolin që ishte 2 ndeshje afër triumfit edhe matematikisht në Premierligë dhe do të ishte e padrejtë sipas tij, ligat të mos kenë kampion.
Shtuar më 06/04/2020, ora 21:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori