UEFA sqaron Tiranën për mos pjesëmarrjen në Europa League
Pëlqej
UEFA i është kundërpërgjigjur shkresës për sqarim të dërguar nga klubi i Tiranës dhe FSHF-ja, për mos pjesëmarrje në Europa League për shkak të ndryshimeve që ky institucion bëri në renditje.

Partizani i vendit të dytë i zuri vendin Skënderbeut në Champions, ndërsa Tirana, edhe pse e mbylli sezonin e 5-ta, mbeti jashtë Ligës së Europës. Për këtë klubi kryeqytetas ka kërkuar një sqarim.

Lidhur me këtë çështje, “Panorama Sport” ka mësuar edhe përgjigjen që ka shkuar në zyrat e klubit dhe të FSHF-së.

“Vendimi për të cilin keni bërë kërkesë është marrë nga UEFA në bazë të rregulloreve, precedentëve specifikë të mëparshëm dhe interesit sportiv të kompeticionit.

Duam t’u bëjmë me dije që zëvendësimi i një klubi në një kompeticion bëhet në momentin që ndeshjet e vlefshme për atë event nuk kanë nisur ende.

Gjithashtu, nënvizojmë se vendimi për ndryshimin e ekipeve është ndërmarrë nga "UEFA Emergency Panel-Paneli i rasteve emergjente në UEFA".

Në këtë mënyrë, UEFA ka shpjeguar që Partizani luajti në Champions sepse Skënderbeu nuk e kishte zhvilluar ndeshjen, ndërkohë që Tirana u “dogj” për shkak se të kuqtë e kishin zhvilluar ndeshjen e parë të fazës së parë të vlefshme për eliminatoret e Europa Leagues. /albeu.com/

Shtuar më 27/07/2016, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori