UEFA suspendon Pobeden per 8 vjet nga kupat europiane
Albeu.com
Skuadra e Pobedës së Prilepit sot mori dënimin prej tetë vjet mos pasje të drejtë lojë në Kupat e UEFA-së, ndërsa presidenti i saj Aleksandar Zabrçanec dhe futbollisti Zdravevski, për jetë janë përjashtuar nga futbolli edhe atë për shkak të trukimit të ndeshjes së futbollit.Komisioni Disiplinor pranë UEFA-së, vendimin e ka marrë në bazë të Nenit 5 të rregullores së saj, e cila i përcakton principet e integritetit të sportit dhe të sjelljes ndaj garave.
UEFA e hetonte takimin prej grupit të parë eliminator për Ligën e Kampionëve të zhvilluar në korrik të vitit 2004 mes Pobedës së Prilepit dhe Pjuink nga Armenia. Akuza kundër ish-kampionit të dyfishtë të Maqedonisë, ishte ngritur në bazë të raporteve të marra nga bastoret, të cilat kanë njoftuar për parregullsi gjatë vënies së bastit në këtë ndeshje, por edhe në bazë të dëshmive të ofruara nga ana e disa dëshmitarëve. UEFA bëri të ditur se vendimi është marrë pas shtatë orë marrje në pyetje të përfaqësuesve të Pobedës dhe të ekspertëve për vënien e basteve. Drejtori Zabërçanec dhe kapiteni Nikollçe Zdraveski, morën dënimin përjashtim të përjetshëm nga futbolli, ndërsa Pobeda deri në vitin 2018, nuk do të ketë të drejtë të bëjë gara në organizim të kësaj federate. Nga UEFA kumtuan se do të kërkojnë nga FIFA që të vërtetojë këtë dënim, me çka ajo do të ketë efekt në tërë botën. Pobeda dhe përfaqësuesit e saj kanë afat tre ditë për të ankimuar këtë vendim të UEFA-së. Kjo është hera e parë në historinë e UEFA-së, të dënohet një skuadër për shkak të përfshirjes në trukimin e rezultatit të ndeshjes së futbollit.
Për UEFA-në e dyshimtë ishte ndeshja e parë mes Pobedës dhe Pjuinkut e zhvilluar në Shkup. Ndeshja mes këtyre dy ekipeve, e luajtur në vitin 2004, u mbyll me rezultatin 1:3 në të mirë të armenasve. (alsat)
Shtuar më 18/04/2009, ora 05:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori