UEFA trondit Manchester City-n, i bllokon merkaton
Të njëjtin fat si Barcelona dhe Chelsea do të ketë edhe Manchester City, është e bindur për këtë gazeta angleze "The Sun".

Me një lajm eskluziv në faqen e parë në numrin e sotëm, The Sun bën me dije se në ditët e ardhshme Manchester City do të dënohet zyrtarisht nga UEFA me pezullimin e merkatoshyrje gjatë dy sesioneve të ardhshme atë të verës së vitit 2019-të dhe të janarit të vitit 2020.

Ashtu si Chelsea dhe Barça edhe City ka thyer rregullat e UEFA-s në lidhje me tranferimet e disa lojtarëve minorenë.

Pezullimi i merkatoshyrje do të ishte një goditje e rëndë për kampionët e Anglisë të cilët gjithashtu rrezikojnë të marrin një tjetër dënim shembullor atë të skualifikimit nga kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm pasi kanë thyer edhe rregullat e fair play-t financiar.
Shtuar më 15/03/2019, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori