UEFA ul dënimin për Wayne Rooney
Pas apelimit, sulmuesit të Anglisë, Wayne Rooney i është ulur në 2 ndeshje pezullimi në Kampionatin Europian, Poloni-Ukrainë 2012. Sulmuesi anglez ishte pezulluar nga UEFA me 3 ndeshje pezullim për kartonin e kuq në takimin e fundit eliminator me Malin e Zi, ndëshkim që i mohonte atij të luante për kombëtaren angleze në fazën e grupeve.

Sulmuesi 26-vjeçar ishte në Nyon të Zvicrës, në selinë e UEFA-s bashkë me 4 avokatë, si dhe trajnerin e Anglisë, Fabio Capello, të cilët argumentuan në mbështetje të tij për lehtësimin e ndëshkimit, raporton "caughtoffside".

Heqja e pezullimit për ndeshjen e tretë është me kusht, që Rooney deri në finalet e Euro 2012 duhet të shmangë problemet në çdo kompeticion të UEFA-s, në të kundërt ndëshkimi hyn në fuqi sërish. /albeu.com/
Shtuar më 08/12/2011, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori