UEFA vazhdon akoma hetimet ndaj Milanit
Pëlqej
Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka konfirmuar ditën e sotme se hetimet ndaj skuadrës së Mialnit vazhdojnë. Skuadra e Milanit u ble në vitin 2017 nga Jonghong Li i cili një vit më vonë u detyrua që ta shesë klubin te Fondi Eliot të cilët janë pronarët aktual të kuqezinjve.

Gjatë kohës kur Li ishte president i Milanit ai bëri shpenzime qesharake që i tërhoqën vëmendjen UEFA-s të cilët hapën hetimin dhe dolën fillimisht në përfundimin për të përjashtuar Milani nga Europa League. Vendimi u ankimua dhe Gjykata e Arbtirazhit Sportiv CAS dhe i dha të drejtë kuqezinjve, ndërsa ditën e sotme Ceferin ka thënë:

“Unë jam përgjigjur për këtë gjë edhe në të kaluarën, ka autoritet të pavarura që janë duke e hetuar këtë çështje dhe unë nuk dua t’i pengoj hetimet. Mendoj se duhet të ketë qenë diçka politike, por unë nuk dua t’i diskutojë problemet dhe detajet më specifike. Të gjithë e dimë se kishte një problem, por nuk është puna ime ta analizoj atë thellësisht, sepse përndryshe s’do të kishte nevojë për autoritet e pavarura”.
Shtuar më 20/11/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori