UEFA vendos më 25 gusht për ndeshjen Maqedoni-Shqipëri
Qyteti se ku do të zhvillohet ndeshja kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018”, ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, që është programuar më 5 shtator, ende është në pikëpyetje pasi UEFA ende nuk e ka thënë fjalën e fundit.

Alsat-M, ditë më parë njoftoi se UEFA, ka dhënë dritë jeshili për një pjese të madhe të stadiumit “Mladost” në Strumicë, por jo edhe për infrastrukturën dhe tribunat e saja, ky lajm vërtetohet nga koncesioneri Sllavço Vaskov – Pinda. Ai për Alsat-M, thotë se UEFA në Strumicë do zbarkojë më 25 gusht kur edhe do ta thotë fjalën e fundit se ndeshja Maqedoni – Shqipëri do luhet apo jo në Strumicë.

“Në inspektimit e fundit nga UEFA që e kishim para 10 ditëve, na është dhënë afati i fundit kur duhet stadiumi të jetë gati, jo vetëm me tribunat por me tërë infrastrukturën e nevojshme. Deri më 25 gusht, të gjitha punimet në stadiumin “Mladost” duhet të përfundojnë. Këtë ditë do kemi edhe një inspektimit i cili do jetë i fundit dhe pas tij UEFA do mer vendimin se ndeshja do të luhet apo jo në stadiumin “Mlladost””, ka deklaruar Slavço Vaskov - Pinda koncesioner i stadiumit.

Përderisa pritet që lajmi të zyrtarizohet nga FFM-ja dhe UEFA, lajmi javën e shkuar për Alsat, u konfirmuar nga zyrtarë të saj FFM-së, por edhe vetë FSHF-ja përmes një komunikate njoftoi se ndeshja do luhet në Strumicë. Për FFM-në, zhvillimi i kësaj ndeshje në Strumicë, bëhet për shkaqe sigurie, pasi siguria e tifozëve është në rend të parë. Kapaciteti momental i stadiumit Mlladost në Strumicë është 6.100 shikues, ndërsa me ndërtimin e dy tribunave ai do rriten në rreth 7.400 shikues. Safet Ademi/ALSAT
Shtuar më 03/07/2017, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori