Koronavirusi ka paralizuar të gjitha ndeshjet në futboll.
Ditën e djeshme u zbulua se mbrojtësi i Juventusit Rugani është me Covid-19 dhe për këtë arsye e gjithë skuadra bardhezi do të
futet në karantinë. Së fundmi është vendosur që edhe Reali të
futet në karantinë dhe për këtë arsye UEFA ka vendosur të ndërhyjë.
UEFA ka dalë me një njoftim zyrtar
ditën e sotme, ku thuhet se
ditën e martë do të ketë një takim ku do të flitet pikërisht për gjendjen, mbi mundësinë e shtyrjes se ndeshjeve Europiane, por edhe të EURO 2020.
Pra ndeshjet e planifikuara për sot do të zhvillohen dhe të martën do të vendoset përfundimisht.
Shtuar më 12/03/2020,
ora 15:03