UEFA është duke u përpjekur që të ndalojë blerjet e mëdha që kalojnë shifrat stratosferike, pasi përbëjnë shkatërrimin e futbollit.
Kjo vjen pas transferimit më të kushtueshëm në botën e futbollit, atë të Neymar Jr nga Barcelona tek Paris Saint-Germain me vlerën prej 222 milionë
euro.
Por sipas gazetës franceze, La Parisiene në projektin e ri që mendohet të fuqizohet gjatë sezonit të ardhshëm, klubet nuk mund të blejnë pa pasur shitje me çmim të
përafërt.
Për shembull, nëse PSG shpenzoi këtë sezon 420 milionë
euro për transferimet, atëherë ata duhet të bëjnë shitje në vlerë të
përafërt rreth 320 milionë
euro. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2018,
ora 23:00