Florent Hadërgjonajt do t’i figurojë emri në një çmim të fituar individual.
Mbrojtësi i kombëtares së
Kosovës, i cili në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut luajti si mesfushor krahu, arriti të shënonte një gol.
Ai ishte
goli i vetëm i
Kosovës në ndeshjen ndaj Maqedonisë, por ishte mjaft i bukur.
Kështu mendon edhe shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA.
"Kjo gjuajtje e
Florent Hadergjonaj fiton titullin GOLI I RAUNDIT", shkruan faqja zyrtare e UEFA.
Hadërgjonaj ishte padyshim një nga lojtarët më të mirë në tri ndeshjet e tetorit te Kosova.
Shtuar më 15/10/2020,
ora 13:18