Uells-Belgjikë, ja si janë koeficentët e basteve
Sot do luhet sërish një ndeshje e rëndësishme mes Uellsit dhe Belgjikës. Të dyja do të "luftojnë" për të prerë një biletë për në gjysmëfinale të Kampionatit Europian.

Belgjika vjen si favorite ndaj Uellsit modest, të cilët mbajnë shpresat vetëm tek ndonjë mrekulli e Gareth Bale. Sipas kompanive të basteve, fitorja e Belgjikës shihet si tepër e lehtë pasi kuotohet me koeficientin 1.85, barazimi 3.4, ndërsa fitorja e Uellsit me 5.25.

Kualifikimi i Belgjikës ka sërish një koeficient të ulët 1.35 ndërsa kualifikimi i Uellsit kuotohet 3.10.

Pavarësisht tre mungesave të rëndësishme Dembele, Vertonghen dhe Vermaelen, belgët shihen si favoritë për të kaluar në gjysmëfinale ku do të përballen me Portugalinë. /albeu.com/

Shtuar më 01/07/2016, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori