Uest Hemi do dale ne shitje pas krizes qe perfshiu presidentin
Pëlqej
Albeu.com
Londër - Uest Hemi pritet të dalë në shitje, pasi presidenti islandezi i klubit, Gudmundson, është dëmtuar shumë nga kriza ekonomike që ka përfshirë botën.Në gjendjen që ndodhet presidenti, e ka të pamundur të mbulojë shpenzimet e klubit të futbollit.

Uest Hemi është detyruar të paguajë në arkat e Shefild Janaitedit 35 milionë euro për çështjen “Tevez”, duke marrë një tjetër goditje të rëndë. Edhe gjendja e ekipit ne Premierligë nuk është e mirë, pasi ekipi është duke luftuar me disa skuadra për të mbijetuar në elitën e futbollit anglez.(start)
Shtuar më 28/11/2008, ora 20:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori