Ukraina do ta humb EURO 2012?
Albeu.com
Sipas të përditshmes gjermane "Bild", UEFA do ti merr Ukrainës të drejtën e organizimit të Kampionatit Evropian të vitin 2012, pasi që zyrtarët ukrainas nuk kanë bërë progress në rinovimin e stadiumeve dhe ndërtimin e stadiumeve të reja.Sipas "Bild"-it organizator të Kampionatit Evropian, së bashku me Poloninë, duhet të jetë Gjermania. Zyrtarë nga UEFA kanë kontaktuar zyrtarët e Federatës së Futbollit gjerman për këtë mundësi dhe e gjithë kjo do të dihet deri në funt të këtij viti. Ndeshjet e Evropianit 2012 duhet të zhvillohen në dy stadiume të Gjermanisë, në stadiumi Olimpik në Berlin dhe stadiumi në Lajpzig.
Shtuar më 25/09/2008, ora 14:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori