Ukraina gjunjëzon Serbinë ndërsa tifozët i përkujtojnë se janë k*rva të Rusisë
Kombëtarja e Ukrainës ka gjunjëzuar Serbinë. E gjatë kësaj loje, ukrainasit kanë udhëhequr 5:0 ndaj serbëve. Ky rezultat ka zhgënjyer shumë kombëtaren serbe.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje, ka përfunduar me rezultat 2:0 për vendasit. Të dyja golat e pjesës së parë janë shënuar nga lojtari ukrainas, Viktor Tsiganokov.

Goli i parë e ndeshjes u shënua në minutën e 26, ndërsa dy minuta më vonë erdhi edhe gola e dytë.

Ndërsa që në fillim të pjesës së dytë, pak sekonda pas fishkëllimës së gjyqtarit, që tregoi fillimin e pjesës, u shënua edhe gola e tretë. Kësaj radhe ishte lojtari Yevheniy Konoplyanka, i cili shënoi për 3:0.

Ndërsa në minutën e 59 për Ukrainën, shënoi Roman Yaremchuk i cili vendit të tij i dha epërsi për katër gola. E më pas në minutën e 75, Konoplyanka shënoi golin e pestë.

Por edhe tifozët e kanë poshtëruar Serbinë duke bohoritur se serbët janë “k*rva të Rusisë”.
Shtuar më 07/06/2019, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori