Ukraina thyen Shqipërinë
Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Ukrainës ka përfunduar me rezultatin 1:3 në favor të ukrainasve.

Kjo ndeshje nisi vrullshëm me nga një gol për secilin ekip.

Fillimisht shënoi Ukraina me anë të Stepanenko kurse Sadiku e barazoi rezultatin në 1:1.

Me rezultatin e barabartë 1:1 u mbyll edhe pjesa e parë e takimit.

Ndërkaq ekipi ukrainas hyri fuqishëm në 45 minutat e dyta dhe shënoi dy gola.

Fillimisht shënoi Yarmolenko në minutën e 49-të.

Ndërsa Konoplyanka përmbylli sfidën me rezultatin 1:3.

Kjo ishte një humbja e cila vjen fill pasi Shqipëria do të luajë kundër Zvicrës, Francës dhe Rumanisë në fazën e grupeve të Europianit.

Po sonte Rumania ka poshtëruar Gjeorgjinë duke e mposhtur thellë 5:1. Ekipi rumun është sëbashku me ne në grup.

Tashmë pritet të shohim Shqipërinë sesai do të na përfaqësojë në 'Euro 2016". /Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 22:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori