Ukrainasit: Në kualifikime të Botërorit mund të luajmë me Kosovën
Ukrainasit janë të vetëdijshëm se Kosova mund të bëhet pjesë e UEFA-s në Kongresin e 3 majit, që do të mbahet në Budapest.
Mediet ukrainase dhe ruse shkruajnë se Kosova mund të përfundojë në Grupin I, ku gjendet edhe Ukraina dhe ku janë vetëm pesë skuadra, raporton "Zëri".

Kosova mund të bëhet pjesë e UEFA-s dhe kundërshtare e Ukrainës”, shkruan portali rus “footballtop.ru”.

“Federata e Futbollit të Kosovës shpreson të bëhet pjesë e UEFA-s këtë vit. Kjo do të vendoset në Kongresin e UEFA-s. Në të do të marrin pjesë 54 delegatë, nga një për çdo shtet anëtarë të UEFA-s. Me këtë rast Kosova mund të bëjë pjesë në kualifikimet për Botërorin e Rusisë dhe të bie në të njëjtin grup me Ukrainën”, raporton “comments.ua”.
Shtuar më 12/04/2016, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori