Mirko Vuçiniç ishte njeriu që i dha fitoren dje Juventusit përballë Pescaras (2-1) me dopietën e tij, njëherë nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe një herë me një të djathtë të bukur, rezultat ky që përveç një hapi tjetër drejt titullit kampion ngre moralin e juventinëve për çerekfinalen e dytë të Champions League përballë Bayern
Munchen.
Por ai që e ka përjetuar në mënyrën më të veçantë këtë fitore ka qënë trajneri Antonio
Conte, i cili si pas golit të parë ashtu edhe në fund të ndeshjes gjeti një mënyrë shumë të veçantë për të festuar duke i drejtuar disa të "
shara" sulmuesit malazez. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2013,
ora 10:02