E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Uli Hoenes presion Bayernit: Ndaj Dortmundit nuk dua justifikime
Fitorja dramatike 5-4 ndaj Heidenham në Kupën e Gjermanisë ka bërë të lindin dyshime për formën e Bayern Munchen para ndeshjes së rëndësishme për titullin kampion ndaj Borusias së Dortmundit në fundjavë.

Presidenti Uli Hënes nuk ka ngurruar që pas ndeshjes të lëshojë një kërcënim të hapur për futbollistët e ekipit të tij, duke saktësuar se pret nga ata vetëm maksimumin, që do të thotë fitoren.

"Të shtunën, në orën 18:30, nuk ka më justifikime. Ndaj Borusia Dortmundit duhet të shfaqim gjithçka", ishin fjalët e presidentit të Bayernit për mediat.

Diferenca me 2 pikë ndaj Borusias e bën të qartë se një hap i gabuar në këtë moment të sezonit është i palejueshëm në kampionat.

"Duhet të fitojmë, nuk ka asnjë alternativë tjetër për mua”, ishin fjalët e tij.

Sipas Hënes, fitorja duhet të jetë edhe për prestigj, sido që të mbyllet kampionati, në këtë duel ndaj rivalëve më të fortë në këtë sezon.

"Nëse nuk fitojmë, përsëri do të më pëlqente që të shpalleshim kampionë në Gjermani. Por nuk do ta kishim fituar plotësisht këtë titull, pasi në kemi dizavantazhin e ndeshjes së parë me ta", tha ai, duke kujtuar disfatën 3-2 në ndeshjen e parë.

Shtuar më 05/04/2019, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori