Në një intervistë për shtypin ngjerman, Presidenti i
Bayern Munich Uli
Hoeness ka deklaruar se dëshiron të afrojë Kylian
Mbappe, shkruan Albeu.com.
Por numri një i
Bayern deklaroi gjithashtu se për
momentin nuk i kemi aq para.
"Unë menjëherë do të nënshkruaja me
Mbappe, ai është një lojtar i mirë, por ne nuk kemi para për të", deklaroi
Hoeness. Sigurisht që nuk do të ketë një transferim prej 100 milionë eurosh këtë vit, por duhet të pranoj se dhjetë vjet më parë nuk mund të kisha imagjinuar që do të shpenzoja 80 milion euro për një lojtar", tha ai duke iu referuar shumës së paguar për Lucas Hernandez nga Atletico Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2019,
ora 13:52