Uli Hoeness futet sërish në burg
Pëlqej
Ish-presidenti i Bayern Munchen, Uli Hoeness ka festuar natën e Krishtlindjeve me familjen e tij. Nga ora 09:30 e 25 dhjetorit deri ditën e premte ai ka shijuar lirinë, ndërsa pasdite i është dashur të futet sërish në qelinë e tij.

Të premten në orën 17:40 ai është fotografuar duke hyrë në burgun "JVA Landsberg".

Ndërkohë, bëhet e ditur se legjenda gjermane do të dalë sërish më 5 janar. Ai do të punojë paradite në akademinë e Bajernit dhe pasdite në orën 18:00 do të futetburg. /albeu.com/



Shtuar më 28/12/2014, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori