Ultimatumi ndaj Mou-t, Marca: Nuk gënjejmë
E përditshmja spanjolle "Marca# i pergjigjet me një faqe të parë që bën impakt përgënjeshtrimit të Florentino Perez dhe të Sergio Ramos e Iker Casillas mbi ultimatumin hipotetik të lëshuar nga futbollistët e Real Madrid ndaj klubit mbi qëndrimin e Jose Mourinhos.

"Marca nuk gënjen" është titulli me të cilin e përditëshmja sportive madrilene i përgjigjet presidentit të Realit. Poshtë tij për të provuar vërtetësinë e lajmit të publikuar prej saj, Marka vendos fotot e një bashkëbisedimi nëpërmjet sms-ve ku lexohen dhe disa pjesëza të informacionit që gazeta ka marrë për revoltën ndaj Mourinhos ku lexohet: "Thonë se do të largohen, nëse Mou qëndron" më pas mbi temat e diskutuara të martën e kaluar mes presidentit të Realit dhe lojtarëve, duke qenë se në konferencën e shtypit Perez deklaroi se është folur vetëm për premiot.

Në mesazhin e publikuar nga gazeta lexohet: "Për çfarë u fol, përgjigja: "U fol për gjithçka, për dhomat e zhveshjes, trajnerin, shpërblimet dhe gjëra të tjera".

Gjithsësesi burimi i "Marca-s" apo dhe emrat e përveçëm që përmenden në mesazhe, pasi gazeta ka vendosur të mbulojë emrat e futbollistëve për të cilët flitet në to. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2013, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori