Ultras Guerrils “presion” Partizanit: Mos na tradhëtoni
Tifozët e Partizanit, “Ultras Guerrils”, aknë vendosur që të vënë që tani nën presion skuadrën e Partizanit duke i dërguar një mesazh nëpërmjet rrjeteve sociale.

Nesër Partizani do të jetë përballë Lushnjës dhe mesa duket Ultra Guerrilsat kanë shumë shpresa se do fitojnë.

Ata kërkojnë nga futbollistët që të punojnë të gjithë për një qëllim, atë të lartësimit të fanellës.

“Neser eshte ndeshja e radhes, megjithe zhgenjimin e ndeshjeve te kaluara prezenca jone dhe e secilit tifoz eshte e rendesishme. Kjo per ti dhene nje mesazh te qarte seciles hallke te klubit, duke filluar qe nga drejtuesit e deri te lojtaret e trajneri. Tifozet kurre nuk tradhetojne ndaj as ju mos na tradhetoni !

Impenjohuni, luftoni e fitoni, lereni pas kraheve periudhen e keqe, problemet dhe fokusuhoni ne objektiva. Kujtohuni se jeni te gjithe per te lartesuar fanellen dhe askush nuk eshte dhe nuk duhet te jete mbi askend ! Polemika e percarje brenda familjes nuk duhet te kete, vec harmonia na con drejt titullit !

Ndaj kete here me shume se cdo here fitorja eshte detyrim !

Sepse fitorja detyrim eshte gjithmone !” /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2017, ora 19:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori