Ultrasit e Milanit reagojnë pas humbjes në derbi
Pëlqej
Ultrat e “Curva Sud” të Milanit kanë reaguar të inatosur pas humbjes nga Interi në Derbi della Madonnina duke shkruar “marre ju qoftë”.

“Derbit janë për të luajtur”, ka shkruar në një deklaratë lideri i tribunës Curva Sud të Milanos, Luca Lucci në profilin e tij në Instagram.

“Ju luftoni, por duhet derdhur gjak edhe kur jeni duke humbur. Dje, nuk kishit asgjë nga këto! Marre ju qoftë të gjithëve!”.

“Nga ata të cilët ishin në fushë deri tek ata që ju vendosën në fushë dhe lejuan që të luani në këtë formë të tillë. Nuk ka asnjë justifikim!”.

Keni respekt për tifozët e juaj, të cilët kanë ndejtur pa gjumë që disa ditë, të cilët bën një koreografi për t’ju motivuar juve dhe të cilët kënduan për 90 minuta dhe ju i latë pa fjalë”.

“Ata të cilët e duan Milanin e duan pa kushte, juve ju mungon milanizmit, por ne po kërkojmë ndoshta vlera të cilat janë pak a shumë ëndrra të kësaj dite dhe kohe”, ka shkruar ai në fund.
Shtuar më 22/10/2018, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori