Ultrasit i thyejnë hundën futbollistit
Michael Kadlec, mbrojtësi i Bayer Leverkusen, është sulmuar nga tifozë radikalë të Këlnit të cilët i kanë thyer hundën.

27-vjeçari i kombëtares çeke ndodhej në një diskotekë të Këlnit mbrëmjen e së dielës me disa lojtarë të tjerë të Bundesligës kur dy të rinj iu afruan duke e dhunuar fizikisht.

“U prezantuan si tifozë të Këlnit dhe më goditën menjëherë. Filloi të më rridhte gjak nga hundët dhe e dashura ime u shokua”, theksoi Kadlec për mediat gjermane.

Tashmë lojtari do të operohet në një nga spitalet e Këlnit, ndërsa presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit Wolfgang Niersbach e dënoi aktin: “Këta nuk janë tifozë, por kriminelë.”

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Rudi Voller, theksoi: “Është një dhunë që nuk e kam parë kurrë në 30 vite karrierë në botën e futbollit.”

Dy agresorët janë identifikuar si ultras të dhunshëm dhe me preceentë.

“Do të flasim me Kadlec për t’i kërkuar falje dhe për t’i shprehur keqardhjen tonë. Nuk është e mundur që lojtarët e ekipeve të tjera të mos lëvizin lirshëm në qytetin tonë”, deklaroi presidenti i Këlnit, Claus Horstmann. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2012, ora 18:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori