Umtiti zbulon prapaskenat e merkatos: Isha shumë pranë kthimit te Lyoni
Samuel Umtiti në një intervistë të fundit pranoi se gjatë merkatos së verës ishte shumë pranë kalimit te ish-skuadra e tij, Lyon, ku kaloi plot 14 vjet. AI zbuloi se e kishte marrë në konsideratë largimin nga "Blaugranat" muajt e fundit, por nuk kishte pranuar kushtet që i ishin ofruar.

Që nga transferimi i tij në "Camp Nou", në vitin 2016, 26-vjeçari nuk ka mundur të ambientohet duke shtyrë kështu drejtuesit e klubit ta nxjerrin në merkato. Edhe ardhja në krye të skuadrës së Koeman nuk e ka ndihmuar sadopak mbrojtësin, i cili nuk është aktivizuar asnjëherë në këtë kampionat.

Sa i takon Lyonit, ai pohoi se klubi francez është shumë i rëndësishëm për të, pasi falë këtij ekipi ai mundi të transferohej te Barcelona dhe të luante për kombëtaren franceze. Umtiti pranoi mes klubeve kishte një marrëveshjeje, por që në fund nuk u konkretizua.
Shtuar më 27/10/2020, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori