Umtiti: Barcelona është Barcelona, nuk dua të largohem kështu
Samuel Umtiti ka thënë disa fjalë lidhur me të ardhmen e tij.

Mbrojtësi francez i Barcelonës, Samuel Umtiti, tash e disa kohë lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’.

Lojtari nuk bën pjesë në planet e Ronald Koeman, megjithatë ai nuk dëshiron që të largohet në këtë mënyrë. Umtiti është i vendosur që të luftojë për një vend në formacionin e Barcës.

"Gjithçka ishte e mundur gjatë merkatos. Lyon është klubi im dhe qyteti im. Ata më dhanë mundësinë për t’u parë", ka thënë Umtiti.

"Kishte diskutime, por ishte e shpejtë, asgjë konkrete. Të jem korrekt; Barcelona është Barcelona. Nuk dua të largohem kështu", shtoi francezi.

Samuel Umtiti ka humbur balotazhin me emra si Gerard Pique, Clement Lenglet por edhe Aruajo.
Shtuar më 26/10/2020, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori