Cesc
Fabregas nuk humbi shumë kohë pas barazimit 1-1 me Manchester City-n. Me tu kthyer në Londër ish futbollisti i Barcelonës u fotografua teksa dilte në shoqërinë e të dashurës së tij
Daniella Semaan.
Ai luajti për 90 minuta në sfidën e javës së pestë të Premier League-s, por kjo nuk e pengoi që në mbrëmje të qëndronte pranë bukuroshes angleze. Ata u panë teksa dilnin nga Cantonese restaurant Hakkasan në Mayfair, ndërsa
Daniella mbante në dorë një unazë diamanti.
Kaq ka mhaftuar që në Angli të nisin zërat se
Fabregas dhe
Semaan së shpejti mund ti drejtohen
altarit për të zyrtarizuar lidhjen e tyre.
Ata kanë edhe një vajzë të quajtur Lia, e cila erdhi në jetë më 10 prill 2013. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014,
ora 15:55