Unë jam interist në çdo aspekt
"Unë jam interist dhe dua gjithnjë që skuadra të fitojë, cilido qoftë trajneri". Kështu është shprehur Jose' Mourinho duke komentuar mbërritjen e Claudio Ranieri në pankinën zikaltër.

"Unë jam i lumtur nëse fiton dhe si interist i uroj të jetë i lumtur ashtu siç kam qenë edhe unë", ka shtuar tekniku portugez.

Më pas ai ka saktësuar se për të ajo që ka më shumë rëndësi në këtë moment është Real Madrid, aktualisht në vendin e 7-të në La Ligë. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2011, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori