Uniformat, Duka: Shpifet në emër të patriotizmit
Ka reaguar më në fund edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në lidhje me uniformën e ngjashme me atë të kombëtares greke, me të cilën kuqezinjtë tanë luajtën në ndeshjen me Zvicrën, por edhe karshi akuzave se institucioni që ai drejton nuk ka kontrollin e duhur mbi talentet shqiptare nëpër Europë, të cilët dalin në pah vetëm kur i shohim si pjesë e kombëtareve të huaja, raporton Panorama-Sport.

Në "justifikimin" e tij nuk ka "doza" si të Sekretarit të Përgjithshëm Eduard Prodani, i cili ia hodhin fajin firmës prodhuese, ADIDAS, por gjithcka e bazon në "lojën me ngjyrat" të shiritave të kësaj unoiforme.

"Fanella e bardhë me blu ishte si e Greqisë, por e bardha me të kuqen do të ishte si e Spanjës, po të ishte e bardhë me të zezë do të dukej si fanella e Gjermanisë, aty ku ADIDAS prodhon bluzat. Ata që duan të shpifin nën petkun e patriotizmit mbeten të gabuar, jetojnë me turp", u shpreh kreu i futbollit shqiptar.

Duke dhënë mendimin e tij për lojtarët me gjak shqiptari, që aktivizohen me kombëtare të tjera, sikurse është rasti i 5 futbollistëve të Zvicrës, Duka, në një reagim indirekt edhe karshi akuzave të babait të Granit Xhakës, që e akuzoi atë drejtpërdrejt se "për lekë bëhet edhe grek", ka deklaruar:

"Futbollistët që luajnë me ekipet e tjera kombëtare i respektoj, por askush nuk mund të dëmtojë kombëtaren e tij. FSHF ka seleksionuar 400 fëmijë me origjinë shqiptare, që jetojnë në Zvicër, Greqi, Itali, Gjermani, Angli". /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2012, ora 17:12
Erion Top
e Premte 14 Shtator 2012, Ora 20:18
ja fute pordhes kot! Na e gjete justifikim. Po mire ateher cfare problemi ka ti kishte si te spanjes apo te gjermanise? Ne se i kemi gjyrat e njejta nuk eshte problem, po de ngjyra vari kari si tu doj bytha jua. Thuaj qe morem ato qe ishte per greqin me gjysem cmimi edhe pjesa tjt eshte ne xhepat tona.
bitch please
e Premte 14 Shtator 2012, Ora 22:44
ti je pisi ma i madh qe e ki bo n`kete gjendej krejt kombetaren more grek, qe s`asht qudi qe edhe n`lojen tjeter fanellat e shkive ki mi pru!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori