E FUNDIT/ Futbolli në zi, ndërron jetë Diego Armando Maradona
Unioni i Gazetarëve reagon për mbylljen e kontratës së RTSH nga Liga
“Duke parë mënyrën se si është trajtuar emisioni sportiv në RTSH, që nuk është koherent dhe mbështetës për futbollin, Liga vendosi që të mos përsërisë me ta kontratën e bashkëpunimit për ‘highlights’ në sezonin që do të vijë”, ishte fjala e presidentit të Ligës Profesioniste, Edvin Libohova pas mbledhjes së djeshme me presidentët e klubeve të Superiores dhe përfaqësuesve të Federatës në lidhje me vendimin e mosrinovimit të kontratës me RTSH-në për transmetimin e “highlights”-eve të ndeshjeve të Kategorisë Superiore.

Ky vendim ngjalli reagimin e menjëhershëm të vetë RTSH, që e quan tendencioz dhe si tentativë për të ndërhyrë në linjën editoriale të emisionit Rubrika Sportive, që ka rreth 50 vite në transmetim. Në të njëjtën linjë qëndron edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, që mbështet përmes një reagimi RTSH-në. Sipas përfaqësisë së gazetarëve, ky veprim i Ligës na bën të kthehemi pas në kohë, kur luftonim për të drejtën e fjalës së lirë.

REAGIMI I UNIONIT TË GAZETARËVE:

Vendimi i Liges per mosrinovim kontrate me TVSH per transmetimet e ndeshjeve eshte presion mbi lirine e shprehjes dhe redaksine e emisionit “Rubrika Sportive”

Tirane me 20.102020

UNIONI I GAZETAREVE SHQIPTARE shpreh indinjatën dhe mosaprovimin e tij për deklaratën e paprecedentë të Ligës Profesioniste te Futbollit, në përfundim të mbledhjes së datës 19 tetor 2020. Nëpërmjet presidentit të saj zotit Edvin Libohova, Liga u shpreh se njëri prej vendimeve të saj të rëndësishëm ishte mosrinovimi i kontratës me RTSH për transmetimin e përmbledhjeve të ndeshjeve të Superligës për sezonin në vijim. Arsyeja, sipas Libohovës, është qëndrimi jo sipas interesave të Ligës i emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH. Ky vendim, vjen në formë ndëshkimi dhe presioni ndaj transmetuesit publik dhe emisionit më të vjetër sportiv në Shqipëri, për një arsye absurde dhe të papranueshme: shprehja e lirë e mendimit. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkon të sjellë në kujtesë se në vendin tonë është luftuar shumë dhe është vuajtur edhe më shumë për të fituar të drejtën e fjalës dhe askush sot, nuk e ka të drejtën të na kthejë në kujtesë, kohë të errëta dhe të pretendojë të intimidojë gazetarë, tu mbyllë gojën, apo aq më keq të diktojë linjën editoriale të një studioje televizive, për më tepër, që nga përfaqësuesi i Ligës nuk u tha asnjë rast konkret i pretendimit të shpifjes, apo mungesës së etikës prej drejtueses së emisionit apo të ftuarve të tjerë.

U bëjmë thirrje bashkë me organizata të tjera gazetaresh, sisomos ato te gazetareve spoetive, përfaqësuesve të Ligës të reflektojnë mbi këtë vendim të papranueshëm të tyre dhe të mos harrojnë se jetojmë në një vend demokratik ku liria e shprehjes duhet të jetë gjithnjë në funksion të së mirës publike…
Shtuar më 20/10/2020, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori