United, 145 milionë për dy super-yje (FOTO LAJM)

Gareth Bale - Real Madrid, 100 milionë
Drejtuesit e Manchester United kanë nisur të mendojnë për sezonin e ardhshëm. Tekniku Louis Van Gaal ka piketuar dy futbollistët që kërkon dhe për këtë arsye ekipi nga "Old Trafford" është gati të shpenzojë deri në 145 milionë euro.

Sipas asaj që shkruan gjermanja "Bild", "Djajtë e Kuq" kanë gati 100 milionë për uellsianin e Real Madrid Gareth Bale dhe pjesën tjetër për mbrojtësin e Borussia Dortmund dhe Gjermanisë Mats Hummels.

Transferimi i kampionit të Botës është më i lehtë duke parë edhe situatën te Borussia Dortmund, ndërsa do të jetë më i vështirë transferimi i yllit të Real Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2015, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori