Trajneri i
Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka pranuar se ekipi i tij ende gjenet prapa rivalit të qytetit,
Manchester United.
City takohet me fqinjin e tij në Community Shield në Wembley, duke filluar sezonin në të cilin synon të luftojë për titull në Premierligë.
Por, skuadra e Mancinit që edicionin e kaluar triumfoi në FA Cup përfundoi nëntë pikë prapa kampionit
Manchester United dhe italiani i sheh ata si pikën që duhet arritur.
"
Manchester United për
momentin është në krye. Ata janë
ekip i fuqishëm, fituan Premierligën dhe kanë transferuar katër ose pesë futbollistë të mirë. Mendoj se ne jemi shumë afër, por për
momentin ata janë mbi ne", tha Mancini gjatë një konference për shtyp.
Manchester City sërish ka sjellë përforcime në
ekip gjatë këtij afati kalimtar të verës, duke paguar rekord 43.5 milion euro për transferimin e sulmuesit argjentinas Sergio Aguero nga Atletico Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2011,
ora 15:48