United apo PSG? Ibrahimovic tregon se cila skuadër është favorite
Pëlqej
Zlatan Ibrahimovic beson se Paris Saint Germain janë lehtësisht favoritë për të mundur Manchester Unitedin në Champions League.

Sulmuesi suedez ka shtuar se ai do të jetë ‘fituesi’ pavarësisht se cila skuadër do të vazhdojë tutje, pasi në të kaluarën ka veshur fanellën e të dy skuadrave.

“PSG do të luajë kundër një skuadre që kanë momentin e tyre tani, kështu që çdo gjë mund të ndodhë me Unitedin, me këdo që ata luajnë”, ka thënë Ibrahimovic për ‘Fox Sports’.

“Nëse do pyetsha para këtij momenti, do të thosha ‘në rregull, PSG janë favoritë’, por tani mendoj se është e vështirë”.

“Por mendoj se PSG janë lehtësisht favoritë për lojtarët që kanë”, dekalroi Ibra. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2019, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori