Sipas asaj që raporton "Record", Manchester
United ka arritur një akord paraprak me klubin portugez të Benfikës për të bërë të tijin mesfushorin 23-vjeçar argjentinas
Nicolas Gaitan.
Asi amerikano jugor ka qënë prej një kohe të gjatë nën vëzhgimin e emisarëve të Djajve të Kuq dhe duket se në orët e fundit drejtuesit e të dy
klubeve si dhe agjenti i lojtarit kanë
gjetur gjuhën e përbashkët për ta parë
Gaitan sezonin tjetër në Old Traford.
Nicolas Gaitan ka qënë nën interesimin edhe të
klubeve të tjerë me emër në Europë por duket se këmbëngulja e Sir Alex Ferguson duket se më në fund mori frutet e saj. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2012,
ora 17:08