United-Arsenal, formacionet e mundshme
Trajneri i "Gunners" është në kërkim për të ndërtuar një skuadër me mentalitet fitues në Premierligë, pasi mendon se e ka gjetur besimin me fitoren kundër Udineses, në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, Sir Alex Ferguson shpreson që Rio Ferdinand të jetë i gatshëm për këtë sfidë. Rio ishte lënduar në ndeshjen kundër WBA-së, në Old Trafford.

Mesfushori Darren Fletcher, i cili ishte i lënduar në fund të sezonit, mund ta nis ndeshjen nga banka rezervë, pasi ishte thirrur për kualifikimet e Euro 2012 kundër Republikës Çeke dhe Lituanisë.

Trajneri Arsene Wenger do të ketë më pak presion, pasi londinezët bënë rrugën e tyre të duhur në Ligën e Kampionëve, me një fitore 3-1 ndaj Udineses.

Wenger duhet të nis ndeshjen pa treshen e pezulluar, Emmanuel Frimpong, Gervinho dhe Alex Song dhe me largimet e fundit të Cesc Fabregas dhe Samir Nasrit, mesfusha e tij do të jetë e thatë gjatë vizitës në Old Trafford.

Ja formacioni i mundshme:
United: De Gea, Smalling, Ferdinand, Jones, Evra, Nani, Anderson, Cleverley, Young, Welbeck, Rooney.

Arsenal: Szczesny, Sagna, Vermaelen, Koscielny, Jenkinson; Walcott, Ramsey, Rosicky, Arshavin, Chamakh, Van Persie. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2011, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori