United bën goditjen e parë, Ibra ribashkohet me Mourinhon
Zlatan Ibrahimoviç shumë shpejt do të bëhet një futbollist i Manchester United, teksa ai pritet të nënshkruajë para Kampionatit Europian.

34 vjeçari, do të ribashkohet me Mourinhon ashtu si në vitin 2008 ku dyshja ishte pjesë e Interit.

Ed Woodward dhe përfaqësuesit e Ibra-s janë duke e finalizuar marrëveshjen 1 vjeçare. Mourinho është i bindur se Manchester United-it nuk i duhet transferimi i një sulmuesi tjetër përveç Ibrahimoviç-it këtë verë.

Ylli suedez ka qenë i pandalshëm sezonin e fundit me 50 gola në 52 ndeshje.
Shtuar më 04/06/2016, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori