Takimi mes Sir
Alex Ferguson dhe Arsene Wenger duket se ka qënë çelësi për transferimin e Robin Van
Persie në Old
Traford. Sipas asaj që shkruan "The Sun", Topçinjtë janë bindur dhe kanë pranuar ofertën prej 28 milionë eurosh të "Djajve të Kuq".
Klubi londinez kërkonte edhe 4 milionë më shumë por refuzimi i sulmuesit hollandez për të firmosur kontratën, e cila i skadon qershorin e ardhshëm, detyroi drejtuesit e Arsenal të pranojnë ofertën e Sir
Alex Ferguson.
Zyrtarizimi i kalimit pritet të bëhet ditët në vijim, para se të fillojë sezoni i ri i Premier League. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2012,
ora 18:55