United blen Falcaon dhe e shkëmben me Cavanin
Louis van Gaal mund të cilësohet si një prej trajnerëve që ka shpenzuar më shumë në merkato sezonin e fundit. Gjithsesi, plani i tij për të rindërtuar ekipin e ëndrrave nuk ka përfunduar. Tekniku holandez dëshiron të bëjë një goditje të rëndësishme në sulm, për të cilin ka gati edhe emrin.

Media britanike zbulon se "Djajtë e Kuq" do paguajnë për të blerë Radamel Falcaon. Sipas marrëveshjes që kishin me Monakon, do derdhet një shifër prej plot 65 milionë eurosh për kolumbianin. Gjithsesi, nuk është ai i përzgjedhuri. Pas një studimi në merkato, Van Gaal dëshiron që të ketë Edinson Cavanin.

Uruguajani është e sigurtë që do largohet nga PSG-ja, pasi këta të fundit kanë kohë që kanë shprehur dëshirën për ta shitur. Vetëm ditët e kaluara mësohet të ketë pasur një kontakt mes drejtuesve të United dhe atyre francezë dhe parimisht ka pasur një akord mes palëve.

Pasi të ketë blerë Falcaon, Manchesteri do ta përdorë për ta shkëmbyer me Cavanin. Këtë të fundit e pret e njëjta pagë si edhe në Paris, ndërkohë që do ketë gati një vend prej titullari. /albeu.com/


Shtuar më 22/01/2015, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori