United-City, luftë për Januzaj
David Moyes rrezikon të humbasë talentin e tij Adnan Januzaj, e për më tepër te rivalët e Manchester United, Manchester City. Adoleshenti brilant mund të jetë në merkato verën. Nga ana tjetër "Citiziens" e kanë bërë publik që tani pëlqimin e tyre për shqiptarin dhe në merkaton e verës do nisin punën për ta larguar nga "Old Trafford", shkruan tabloidi britanik "Daily Mail".

Adnan Januzaj bëri një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e fundit të United kundër Crystal Palace duke qënë edhe protagonist në golin e Wayne Rooney, ndërsa luajti edhe disa minuta në finalen e Community Shield.

Sipas "Daily Mail", Moyes po mendon ta grumbullojë gjithmonë me skuadrën e parë, dhe për herë të parë djaloshi do të ketë jo vetëm emrin e tij në dhomat e zhveshjes së "Djajve të Kuq", por gjithashtu dhe një palë këpucë me emrin sipër, privilegj që i takon vetëm futbollistëve të skuadrës së parë.

Për Januzaj, përveç City-t interesohet edhe Blackburn Rovers. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2013, ora 11:10
Ndeshja e fundit
00/00/0000, ora 00:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e Manchester United FC në Albeu
Ndeshja e fundit
00/00/0000, ora 00:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e Manchester City FC në Albeu
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori