United del kokëposhtë nga "Goodison Park" (VIDEO)
Manchester United ka humbur një mundësi të artë për tu ngjitur në vend të dytë në klasifikimin e Premier League-s. "Djajtë e Kuq" janë mposhtur 3-0 në transfertën e "Goodison Park" përballë Evertonit.

Vendasit e dominuan të gjithë takimin duke shënuar që në minutën e 5 me anë të McCarthy, ndërsa pjesa e parë u mbyll në shifrat 2-0 falë golit tjetër të shënuar nga Stones, në minutën e 35.

Edhe 45 minutat e dyta folën sërish për Evertonin, që gjeti edhe golin e tretë në minutën e 74 me autor Kevin Mirallas, transmeton Portali Albeu.

Me këtë fitore Everton ngjitet në kuotën e 44 pikëve, në vend të 10, ndërsa Manchester United ndalet në kuotën e 65 pikëve, në vend të 4. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2015, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori