United deri ne shtator pa Ferdinandin
Albeu.com
Rio Ferdinand pritet të jetë jashtë fushës së blertë deri në muajin shtator. Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ka bërë të ditur të dielën se mbrojtësi anglez do të mungojë edhe gjashtë javë.
“Roy me gjasë do të kthehet pas gjashtë javësh”, ka thënë Ferguson për uebfaqen zyrtare të klubit. Ferdinand i kishte lënduar ligamentet në fazën përgatitore për Botëror me Anglinë, më 4 qershor. Parashihej që ai të ishte i gatshëm për ndeshjen e parë të Premierligës, më 16 gusht kundër Newcastles, por qendërmbrojtësi do të mungojë më gjatë.
Shtuar më 25/07/2010, ora 19:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori