United dëshiron sërish Cristianon
Sipas tabloidit anglez "The Sun", klubi anglez i Manchester United po përgatit një ndeshje homazh për 10-vjetorin në ekip të mbrojtësit Rio Ferdinand dhe po mundohet që sulmuesi portugez i Real Madrid, Cristiano Ronaldo të jetë i pranishëm në këtë takim miqësor. Dhe ti jepet mundësia për ta afruar sërish portugezin me klubin. Cristiano Ronaldo ka luajtur për Manchester United për 7 sezone me "djajtë" në periudhën 2003-2009.

Gjithsesi, lojtari nuk është kontaktuar ende sepse klubi duhet të vendosë më parë se si do ta organizojë këtë ndeshje dhe kjo gjë do të bëhet pas Euro 2012 dhe Lojërave Olimpike të Londrës.

Sipas gazetës spanjolle "AS", Cristiano do të ishte i lumtur të merrte pjesë në festën për ish-shokun e tij të ekipit, por kurrësesi nuk do të vishte sërish fanellën e anglezëve në shenjë respekti dhe dashurie për klubin dhe tifozët madrilenë. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori