United dhe City në garë për shërbimet e Isco-s
Manchester United dhe Manchester City janë duke rivalizuar në merkato për të nënshkruar me Iscon.

Kartoni i mesfushorit spanjoll zotërohet nga Reali i Madridit për të cilin është bërë gati oferta e majme me vlerë 120 milionë euro, shkruan "Goal".

Por problemi i vetëm qëndron PSG-ja, që dëshiron me çdo kusht ta bind Iscon të bëjë zgjedhjen e duhur, pra transferimin në Francë.

Pas një sezoni zhgënjyes, Reali është i vendosur të largojë disa prej yjeve të skuadrës, mes tyre edhe fantazistin spanjoll të cilit i përfundon kontrata e huazimit me Bajernin e Mynihut.
Shtuar më 22/05/2019, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori