United dhe City në sulm për yllin e Juventusit
Tifozët e Juventus mendonin se do të shihnin një treshe të frikshme në sulm të formuar nga Douglas Costa, Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo-s, por braziliani nuk ka shkëlqyer në këtë sezon.

Për shkak të dëmtimeve të shumta, asaj që ndodhi me Di Francesco-n dhe problemeve të tjera jashtë fushës, ecuria e tij deri tani me bardhezinjtë ka qenë për t'u harruar.

Për këto arsye, Juventus mund të vendosë të pranojë ofertat e mundshme që mund të bëhen për ish-yllin e Bayern-it, me dy skuadrat e Manchester-it që duken më të interesuara se të tjerat.

Sipas "Tuttosport", United dhe City janë gati të zhvillojnë një derbi në merkato për të siguruar shërbimet e Douglas Costa-s. "Djajtë e Kuq" kanë provuar ta marrin edhe verën e kaluar, ndërsa Pep po mendon të ribashkohet me të pas eksperiencës në Bundesliga. /albeu.com/


Shtuar më 28/03/2019, ora 21:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori