United dhe Tottenham dëshirojnë shërbimet e veteranit të Interit
Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, është i vendosur të luftojë ish ish-skuadrën e tij, Manchester United, për nënshkrimin e Diego Godin.

Godin dy vite më parë kishte hedhur poshtë mundësinë që të punonte me Jose Mourinhon, duke refuzuar Manchester United, kur vendosi të nënshkruante kontratë të re me Atletico Madrid.

34 vjeçari verën e kaluar la përfundimisht Atletico Madridin, për t’iu bashkuar Interit si një transferim i lirë.

Në sezonin e parë te Inter, Godin ka luftuar për të zënë vendin e titullarit, diçka që nuk i është garantuar nga Antonio Conte.

Reprezentuesi uruguaian është i vendosur të largohet gjatë verës, dhe tashmë Manchester United dhe Tottenham Hotspur do t’i kenë sytë nga ai.
Shtuar më 26/03/2020, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori