United dhe Tottenham tentojnë Guarin
Fredy Guarín (FC Inter)
Mesfushori kolumbian i Inter, Fredy Guarin ka hyrë në radarin e dy klubeve angleze Manchester United dhe Tootenham, ndërsa Real Madrid po ndjek me vëmendje Yuto Nagatomon. Performanca e fundit e ish futbollistit të Portos ka tërhequr vëmendjen nga e gjithë Europa. Sipas zërave të fundit, Sir Alex Ferguson dhe Andre Villas Boas, të cilët kanë humbur deri në fund të sezonit Darren Fletcher dhe Sandro, janë duke kërkuar përforcime për të rregulluar repartin e mesfushës.

Për këtë kanë shënjestruar emrin e kolumbianit të fortë të Interit, por është pothuajse e pamundur që klubi i Massimo Morattit ta privojë veten nga një prej elementëve më të mirë të tij. /albeu.com/


Shtuar më 23/01/2013, ora 10:59
omer ademi
e Enjte 24 Janar 2013, Ora 15:59
inter te lutem mos e humbni guarinin
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori